2006-07-29 15:16:51

“Shenjtorët e javës”.


(30.7.06 RV)Sot, e Diela XVII e kohës gjatë vitit kishtar, Kisha katolike përkujtoi Shën Pjetër Krizologun, ipeshkëv i Ravenës e doktor i Kishës dhe Shenjtorët Abdon e Senen, martirë.
Ndërsa nesër, e hënë, do të kremtojë Shën Injacin e Lojolës, meshtar, themelues i Shoqërisë së Jezuitëve dhe shën Justinin de Jakobis, ipeshkëv i Abisinisë. Liturgjia e festës së tyre na kujton se kur Jezusi u flet njerëzve për farën e senapit e për tharmin, e ka fjalën për veprimet e vogla të përditshme, që bëhen të mëdha e kuptimplote kur vihen në shërbim të Zotit për shpëtimin e njerëzimit.
Shën Alfons Maria De’Liguori, ipeshkëv e doktor i Kishës, themelues i Kongregatës së Shëlbuesit, që do të kremtohet të martën e ardhshme, na kujton se për të arritur tek domethënia e jetës, duhen hapur zemrat e duhet kuptuar se tani për tani gruri i mirë, i mbjellur nga Jezusi dhe egjra, e pëhapur nga djalli, duhet të rriten së bashku, derisa të vijnë të korrat...
Shën Euzebi, ipeshkëv i Verçelit e Shën Shtjefni, që do të përkujtohen të mërkurën e ardhshme, jetuan e vdiqën me brohorinë: ‘Je ti, o Zot, mbrojtja ime!”. Liturgjia e festës së tyre na kujton se thesari, margaritari e tregtari janë simbole të mbretërisë së Krishtit. Duhet, prandaj të vlerësojmë mbi çdo të mirë e çdo pasuri, bashkimin tonë me Zotin.
Të enjten është të festa e Shën Lidies, nxënëse e Shën Palit që na kujton se kush është nxënës i Jezusit, bëhet edhe specialsit në Shkrimit Shenjt. Nga Shkrimet, pastaj, mëson të nxjerrë, ashtu si nga një thesar, kuptime të reja e të vjetra.
Të premten do të kremtohet Shën Gjon Maria Vianej, famullitari i Arsit, Pajtor i klerit. Na kujton se të huajt e kuptuan të parët që Jezusi ishte profet, ndërsa në atdhenë e tij, mësimet e Krishtit shkaktonin shkandull.Të shtunën do të kremtohet kushtimi i bazilikës së Shën Marisë së Madhe në Romë. Liturgjia e festës, që njihet edhe me emrin ‘Zoja e Dëborës’ na kujton se të ndjekësh Jezusin nuk është gjë e lehtë. Duhet ta mbartësh kryqin së bashku me Të e, në se është nevoja, të japësh edhe jetën për Të.







All the contents on this site are copyrighted ©.