2006-07-29 15:49:22

Liturgjia e Fjalës së Zotit! E diela e17të “B” (2Mbr 4,42-44; Ef 4,1-6; Gjn 6,1-15)
Zoti e shumëzon bukën e ne duhet ta ndajmë bashkë me të tjerët.


RealAudioMP3 (29.7.06 RV)Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, Kësaj herët do të lexojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të Liturgjisë Hyjnore të dielës së 17-të gjatë vitit kishtar të ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik. Edhe këtë të diele kthehet tema e bukës së bashku me temën e përndjekjes e të fitiores së atij që mbahet si i ligësht para të fuqishmëve e pushtetshmëve të botës.
Meditimi ynë mbi Fjalën e Zotit të kësaj së diele niset nga skena e ikjes së Elisë nga përndjekjet e mbretëreshës Gezabelës (2Mbr 4,42-44). Elia është i lodhur, ndjehen i vetmuar, dëshiron ta mbyll misionin e tij tokësor e megjithëkëtë shkon drejt rrënjës së historisë së popullit të vet, drejt Horebit, malit të shenjtë ku Zoti i pati folur Mosiut. Atje Zoti e thërret e i ofron bukën që do t’i japë forcë për të vazhduar udhën.
Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele, Gjoni e vijon temën e bukës në debatin ndërmjet Jezusit e bashkëbiseduesve të vet, të cilët kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre duke shpresuar të vazhdojë mrekullia e shumëzimit të bukëve. Jezusi u ofron një bukë tjerë, një ushqim sikur ai i Elisë për të vijuar udhën e misionit, për t’i shërbyer Mbretërisë së Atit. Bashkèbiseduesit mendojnë në manën, bukën e shtetëtirës, Jezusi mendon në Bukën që është personalisht Ai, i zbritur nga qielli. Ai është i dërguari i Atit, Ai ka marrë prej Atit jetën e atë (jetën) e dhuron, Ai është buka e gjallë, Ai është qendra e fesë e vetëm kush beson në Të ecën në udhën e Atit. Kjo bisedë është tepër e lartë për atë që në Të sheh vetëm mësuesin e mirë, shëruesin e jashtëzakonshëm. Lind dyshimi e konflikti: si mundet një galileas, biri i një zhdruthëtari të flasë kaq bukur, me një dije kaq të kaq të jashtëazakonshme? Për ta kuptuar, njohur e pranuar Jezusin si Mesi, si Zot të Mishëruar e Shëlbues, t’i kërkojmë dhuratën e fesë e ndriçimin e mendjes e të zemrës. Të mësojmë nga zemra e Tij hyjnore e të jemi edhe ne të zemë butë e të përvujtë, plotë përdëllim ndaj të afërmit e sidomos ndaj atyre që kanë uri, etje e nevojë për ndihmën tonë.
Leximet biblike të kësaj së diele na flasin për përdëllimin që Zoti ka kurdoherë për njeriun, e sidomos për njeriun në nevojë. Zoti ynë nuk ka vdekur, as nuk është Zot që lë pas dore krijesën e Tij. Po është Hyj At që kujdeset shumë për ne në çdo kohë e moment. E këte na porosit të bëjmë ndaj tjerëve edhe ne. Jezusi, përmes mrekullisë së shumëzimit të bukëve, na tregon e varfërinë e madhe shpirtërore që kemi, mund ta plotësojë vetëm Ai dhe na thërret të bashkëpunojmë me Të në ndërtimin e Mbretërisë së Atit përmes gjesteve të thjeshta, gjesteve të vogëla sikur tregon shembulli i një djali të pa emër i cili i dhuroi ato pak bukë e peshqi që pati, e nga gjesti i tij Jezusi e nisi mrekullinë e shumëzimit të bukëve duke shuar urinë e turmës së njerëzve.
T’i lexojmë leximet biblike të kësaj së diele e ta dëgjojmë homelinë nga prifti shqiptar dom Lush Gjergji……RealAudioMP3
 







All the contents on this site are copyrighted ©.