2006-07-28 20:45:45

Ati Shenjtë Benedikti XVI kërkon përsëri paqen për Lindjen e Mesme dhe për Libanin


(28.7.06. RV)Ati Shenjtë Benedikti XVI kërkoi përsëri paqen për Lindjen e Mesme dhe për Libanin. Sot pasdite, para se të nisej për në Romë, nga ku sonte në darkë u nis për në Castel Gandolfo Papa tha: “Mos të heshtim. Të bëjmë te pamunduren që fjalët tona t’u arrijnë në vesh të pushtetshëmve”. Papa shpjegoi se për kërkimin e paqes urata është mjeti kryesor dhe se ajo ështe një lutje drejtuar Zotit por edhe njerzëve. Bendikti XVI përsëriti se gjatë pushimeve edhe ka punuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.