Në fillim të programit të 27 korrikut ja argumentet kryesore: këtu mund të ndiqni
emisionin e plotë
Vigjilja e mbarimit
të pushimeve të Benediktit XVI i cili nesër pasdite do të lërë Valle D’Aostën për
t’u kthyer në rezidencën verore të Castel Gandolfos. Intervistë me Salvatore Mazza-n.
Marrëveshje
historike mbi Doktrinën e Shfajsimit, nënshkruar në Seul nga katolikët, luteranët
dhe metodistët. Kardinali Valter Kasper e konsideron si sukses në rrugën ekumenike.
Sekretari
i Shtetit të Vatikanit, kardinali Angelo Sodano, shpreh zhgënjimin e Selisë së Shenjtë
për mosarritjen e armëpushimit në konferencën e Romës. “Ekziston
plotësisht mundësia për ndalimin e menjëhershëm të konfliktit (në Liban), prandaj
duhet shikuar edhe si detyrë.” Kështu shprehet në mikrofonin e radios sonë kryeipeshkëvi
Gjovani Lajolo, sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet.
Në Konferencën
e djeshme të Romës u vendos dërgimi i një force ndërkombëtare në Liban, por nuk u
arrit një marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm.
Presidenti i Kosovës
Fatmir Sejdiu pohoi se gjatë drekës në Vjenë ka takuar presidentin serb Tadiq, të
cilit i ka përsëritur kërkesën për pavarësi të plotë të Kosovës.
Duke shfletuar
kalendarin kishtar përkujtojmë Shën Pantaleonin, martir, ndërsa atë historik, përkujtojmë
historianin Atë Jak Marlekaj o.f.m. në trivjetorin e vdekjes.
Një përshëndetje
të përzemërt të gjithë dëgjuesve të Radio Vatikanit nga redaksia e gjuhës shqipe.
Në mikrofon....