2006-07-26 16:06:55

Në Malsinë e Dukagjinit mbahet ‘misioni veror’ i ungjillëzimit


(25.7.06. RV)Edhe sivjet gjatë kohës verore, në kryeipeshkëvijnë metropolite të Shkodrës është organizuar ‘misioni veror’ ungjillëzues e sakramental në zona të larta të Malsisë së Dukagjinit. Nën përkujdesje të kryeipeshkëvit të vendit, imzot Massafra një grup përbërë nga meshtarë, katekistë e seminaristë gjatë kësaj stine verore shtegtojnë në zona të thella të Dukagjinit për t’i ofruar kështu besimtarëve katolikë të këtyre viseve, mundësinë e pajisjes me Sakramente të Shenjta e përforcimin në fe të Krishtit. Po më hollësisht të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës nga Shkodra.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.