(26.7.06.RV)“Nëse dënohem me vdekje, dua të vdes si ushtarak, pra me pushkatim
dhe jo me varje.” – deklaroi ish-diktatori irakian Sadam Hysein në seancën e sotme
gjyqësore. Seanca e së hënës ishte shtyrë për sot pasi Sadami ishte futur në grevë
urie pas vrasjes së tre avoketërve mbrojtës së tij nga terroristët.
“Misioni
i NATO-s në Afganistan nuk mund të dështojë”. Kështu u shpreh në një konferencë për
shtyp në Kabul i dërguari special i Bashkimit Evropian Francesc Vendrell, i cili lajmëroi
edhe dërgimin e disa trupave shtesë në këtë vend.
“Ushtarët etiopë të dislokuar
në Somali janë më pak sesa thuhet.” – ishte deklarata e të dërguarit special të Kombeve
të Bashkuara në këtë pjesë të Afrikës François Fall, i cili përgënjeshtroi kësisoj
lajmet që flasin për 4-5 ushtarë etiopë në këtë vend. Ndërkaq Oborret Islamike njoftuan
se nuk pranojnë të marrin pjesë në konferencën e Kartumit nëse trupat etiope nuk tërhiqen
më parë nga Somalia