Takimi i nivelit të lartë në Vjenë mbyllet pa asnjë marrëveshje për Kosovën
(25.7.2006 RV) Asnjë marrëveshje për të ardhmen e Kosovës. Takimi i djeshëm
i Vjenës ku morën pjesë udhëheqës kosovarë dhe serbë nuk pati ndonjë rezultat të veçantë.
Gjithësesi u vlerësua si një fillim i suksesshëm për të dyja palët, që ngulën këmbë
në qëndrimet e tyre të mëparshme: shqiptarët për pavarësi të Kosovës ndërsa serbët
për mosndarje nga Beogradi.