2006-07-25 17:55:15

Ja argumentet kryesore të programit të 25 korrikut


RealAudioMP3 Pushimet e Papës në Valle d’Aosta në veri të Italisë, karakterizohen nga lutja e pareshtur për paqen në Lindje të Mesme. Dhuna e njeriut ka një kufi: dashurinë e Krishtit. Ky është mesazhi që Benedikti XVI bëri në ditën e lutjes e të pendesës për paqen në Lindje të Mesme.


„Shpresat për ndalimin e armëve dhe rivendosjen e paqes në Lindje të Mesme janë në Konferencën e paqes që nesër mbahet në Romë, me pjesëmarrje të liderëve kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare.“ shprehet Sekretari i Shtetit të Vatikanit kardinali Sodano.


Në planin diplomatik shtohen përpjekjet arritjen e armëpushimit në Liban, ndërsa rritet në më se 400 numri i të vrarëve në vend nga konflikti ndërmjet Izraelit e hezbollahëve. Ushtria izraeliane përparon në jug të Libanit, dhe vijon me bombardimet e lagjeve veriore të Beirutit, të banuara nga popullësia shite.


Ka ardhur „çasti për një Lindje të Mesme të re“: kështu tha sekretarja e shtetit amerikan, Condoleezza Rice, duke takuar në Jeruzalem kryeministrin izraelit, Olmert i cili pohoi se luftimet do të vijojnë deri në shkatërrimin e strukturave të hezbollahëve.


Edhe në Irak, 13 persona kanë vdekur nga shpërthimi i dhunës. Sonte në Shtëpinë e Bardhë në Uashington kryeministri irakian, Al Maliki u takua me presidentin amerikan Bush.


Kurrfarë marrëveshje mbi statusin e Kosovës. Ky është me pak fjalë rezultati i takimit të djeshëm në Vjenë ndërmjet delegacionit të Prishtinës e Beogradit.


Nga aktiviteti i Kishës në trevat shqiptare, do të njihemi me misionet verore në Malësi të Dukagjinit.


Duke shfletuar kalendarin e sotëm liturgjik, Kisha kremtoi shën Jakun e madh apostull.







All the contents on this site are copyrighted ©.