2006-07-24 16:46:52

Sipas patrikut Nasrallah Sfeir, Libani duhet të mbetet një hapësirë paqësore bashkëjetese ndërmjet feve të ndryshme.


(24.7.2006 RV)“Libani duhet të mbetet një hapësirë paqësore bashkëjetese ndërmjet feve të ndryshme”: kështu u shpreh patriku i kristiano-maronitëve, Nasrallah Sfeir, në Ditën e lutjes e të pendesës për paqe në Lindjen e Mesme.
“Duhet harruar, në këto rrethana dramatike, gjithçka që mund të përçajë e të shtrëngojmë radhët për ta përballuar krizën me zemra të pastërta, me ndjete të mira, me shpirt vigjilent, që ta mbrojmë vendin tonë, i cili është e duhet të mbetet një hapësirë paqësore për njerëzit e feve të ndryshme”. Kështu u shpreh patriku Nasrallah Sfeir në përfundim të Meshës për paqen në Lindjen e Mesme, duke pritur myftiun e Tirit, ipeshkvin maronit dhe ipeshkvin greko katolik të qytetit. Udhëheqësit fetarë biseduan për bashkimin e të gjithë libanezëve në përpjekjen për liri e paqe.
Nga Roma, kryerabini Rikardo Di Senji, njofton se bashkësia hebraike lutet çdo ditë për viktimat e pafajshme të konfliktit e se ftesa e Benediktit XVI, që e ka njohur personalisht luftën, është ngushëllim për besimtarët e të gjitha feve.







All the contents on this site are copyrighted ©.