2006-07-24 20:36:16

Përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për një armëpushim në Lindje të Mesme sa vijnë e shtohen deri konfliti vijon në terrën.


(24.7.06 RV)Sot sekretarja e shtetit amerikan Condoleeza Rice në misionin doplomatik në Liban ku u takua me kryeministrin Fuad Saniora. “Ju faleminderit për kurajon dhe vendosmërinë tuaj”. i tha Rice kryeministrit libanez. Rice bëri gjithashtu thirrje për një armëpushim të menjëhershëm sipas “disa kushteve të drejta” si edhe shprehu gatishmërinë e SHBA-ës për bashkëpunim me Sirinë për zgjidhjen e krizës. Por hëpërhë përleshjet vazhdojnë dhe paqja duket se është larg. Autoritetet izraelite përgënjeshtruan lajmin se Hezbollahët kishin vrarë dy pilotë. Sipas burimeve zyrtare bëhej fjalë për një aksident ajror. Nga ana tjetër hezbollahët deklaruan se nuk do t’i ndalin sulmet me raketa kundër Izraelit. Ndërkaq sa vjen e bëhet më reale mundësia e dislokimit në Liban të trupave të huaja nën udhëheqjen e OKB-së, temë që do të diskutohet në Romë, të mërkurën gjatë konferencës për paqen.


Përsëri atentate në Afganistan. Në një sulm me bomba talebanët vranë sot paradite 3 policë në zonën perëndimore të vendit, ndërsa viktimat e një atentati me kamikaze në provincën e Khostit, ishin dy civilë. Një atentat i tretë afër Kandaharit shkaktoi edhe plagosjen e dy ushtarëve amerikanë.

Rifilloi sot në Irak procesi kundër Sadam Hyseinit, i akuzuar për vrasjen e 148 shiitëve në vitin 1982, por ish-diktatori nuk ishte i pranishëm në sallë. Pas një greve urie 17 ditore, Sadam Hyseini u shtrua në një nga spitalet e Bagdadit. Po sot, nëntë anëtarët e komitetit olimpik irakian, marrë peng para do ditësh nga terroristët, u liruan.








All the contents on this site are copyrighted ©.