Takim i rëndësishëm i nivelit të lartë për Statusin e Kosovës, nesër në Vjenë.
(23.7.06.RV)Për herë të parë që nga vitit 1999 do të zhvillohet takimi i parë
zyrtarë në nivele më të larta mes Prishtinës e Beogradit. Pala e Kosovës kryesohet
nga Presidenti F. Sejdiu dhe kryeministri A. Ceku, ndërsa pala e Serbisë nga Presidenti
B. Tadic dhe kryeministri V. Koshtunica. Liderët e Prishtinës e të Beogradit do të
shtrojnë drejtëpërsëdrejti qendrimet e tyre lidhur me të ardhmen e Kosovës e kështu
do të ballafaqohen sy me sy me mendimet e anasjellta para Bashkësisë ndërkombëtare
e nën mbikëqyrjen e kryenegociatorit të këtyre bisedimeve Marti Ahtisari, i cili
takimin e Vjenës e konsideron si rast tepër të rëndësishëm për zgjidhjen e të ardhmes
së Kosovës.