Ja argumentet kryesore të programit të 23 korrikut: këtu mund të ndiqni emisionin
e plotë.
(23.7.2006 RV)Në
plan të parë: Në ditën e sotme të uratës dhe të pendesës, zëri i besimtarëve të
mbarë botës u bashkua me zërin e Benediktit XVI në lutjen e Engjëllit të Tënzot për
paqe të drejtë e të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Domethënia e lutjes në reflektimin
e rojtarit të Bazilikës së Shën Françeskut në Asizi, atë Vinçenco Koli.
Ndërkaq
në terren vijojnë ndeshjet me armë. Izraeli ka goditur përsëri Beirutin e Sidonin,
duke shkaktuar 350 të vdekur, ndërmjet të cilëve, shumë civilë. Shtegtarët ikin nga
Nazareti; qyteti shenjt jeton në një atmosferë frike, ndërsa Hezbollahët kanë sulmuar
Haifën. Makina e ndihmave humanitare bën një hap para, por ndërsa Izraeli ka ripohuar
hapjen e një rruge ajrore e detare të mbrojtur për kalimin e ndihmave, Kombet e Bashkuara
akuzojnë shtetin hebraik për shkelje të ligjit humanitar dhe për sulme të përsëritura
në të gjithë zonën.
Drejtuesit e zonës veriore të Kosovës, ku ka popullsi
serbe, kërkojnë mundësinë e shkëputjes, në se pjesa tjetër e krahinës, me shumicë
shqiptare, do të fitojë pavarësinë nga Beogradi. Nesër në Vienë pritet të mbahet takimi
i nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës e Beogradit për statusin e Kosovës.
Rubrika
“Shenjtorët e javës”.
Rubrika muzikore kushtuar “Këngës tradicionale qytetare
dhe interpretuesve të saj” sot këngës së njohur ‘Si dukat i vogël je’.E lajme të tjera
nga veprimtaria javore e Papës dhe e Selisë së Shenjtë.