2006-07-23 19:28:02

Izrael-Liban: Papa, “o Zot dhurona menjëherë paqen”.


(23.7.06 RV)“Lirona prej të gjitha të këqijave e na dhuro paqen, o Zot, jo nesër apo pasnesër, dhurona paqen sot”. Kjo është lutja shqiptuar nga Ati i Shenjtë Benedikti XVI në ditën e posaçme kushtuar uratës e pendesës për paqen mes Izraelit e Libanit, kremtuar sot pasdite nga Papa gjatë vizitës së tij në Kishën famullitare të Rhemes, pak kilometra nga Les Combes.
“Sot në botën shumëkulturore e shumëfetare – ka nënvizuar Papa duke u folur besimtarëve – ekziston tundimi për të mos folur për specificitetin e krishtërimit, po kjo është gabim- Pikërisht në këtë moment në të cilin ekziston një keqëpërdorim i emrit të Zotit – shtoi Papa – lypet pohuar se kryqi fiton me dashuri, lypet pohuar se fytyra e Zotit është ajo që fiton dhe sjell dritë e pajtim në botë”. Sipas Atit të Shenjtë Racinger, “sot fitoren e Zotit duhet dëshmuar përmes jo-dhunës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.