Të krishterët lutën “për dhuratën e çmueshme të paqes” në Lindje të Mesme. Me kërkesën
e Papës sot migjëra zëra në të gjitha Kishate e pesë kontinenteve i drejtohen Zotit
për një qëllim të vetëm:PAQEN.
(23.7.06 RV) Luftimet mes hezbollahëve e Izraelit vijojnë. Izraeli bombardon
përsëri Libanin jugor e Bejrutin. U goditën disa zona të hezbollahëve në Liban e ga
ana tjetër, edhe pse me një intensitet më të vogël, hezbollahët hodhën përsëri katjushka
mbi qytete të Izraelit. Bashkësia ndërkombëtare bën përpjekje për të gjetur rrugëdalje
nga konflikti.
Ndërkaq ka gjasa që trupat izraelite në front të përforcohen
me rezervistë të rinj që po grumbullohen përgjatë kufirit me Libanin e që së shpejti
do të kapërcejnë kufirin libanez. Burimet zyrtare njoftuan se deri tani vetëm 1000
ushtarë izraelitë kanë kaluar kufirin me Libanin në ndjekje të hezbollahëve. Gjithashtu
aviacioni i Tel-Avivit po shpërndan komunikata nga ajri që u kërkojnë libanezëve të
jugut të shpërngulen drejt veriut të Libanit.