2006-07-20 17:57:18

Raketa mbi Nazaret: shtegtarët ikin nga Toka Shenjte.


(20.7.2006 RV)Raketat katjushka të Hezbollahëve, që ranë dje në qëndër të Nazaretit, duke vrarë dy fëmijë, shpërthyen pak metra larg bazilikës së Zojës Nunciatë në pjesën e vjetër të qytetit. Ky episod tragjik dhe thellimi i konfliktit, po shkaktojnë ikjen e shtegtarëve, që kishin rifilluar të dyndeshin me shumicë në Tokën Shenjte. Për këtë situatë, nga Nazareti na flet Rojtari i bazilikës së Zojës Nunciatë, Atë Rikardo Bustos:
Përgjigje: - Këtu mjafton pak e gjë për t’i bërë shtegtarët të zhduken; vetëm në katër ditë janë zhdukur të gjithë. Janë të paktë ata që kanë mbetur edhe sepse vetë qeveritë u kanë bërë thirrje shtetasve të vet të lënë vendin e, atyre që dëshirojnë të vijnë, të mos nisen.
Pyetje: - A rrezikohet Bazilika e Lajmërimit të Zojës?
Përgjigje: - Në rrezik jemi gjithnjë, sepse nuk i dihet ku mund të bien raketat. Ndonëse qëllohen objektiva ushtarake, raketat nuk kanë saktësi milimetrike e mjafton një shmangie vogël për të rënë mbi qytet e mbi bazilikë.
Pyetje: - A keni frikë se konflikti do të zgjërohet më tej?
Përgjigje: - Ne shpresojmë që të kufizohet e të përfundojë sa më shpejt. Nuk e dimë cilat janë qëllimet politike e strategjike që fshihen pas këtij konflikti. Gjëja që dëshirojmë më shumë është të ndërhyjë dikush. E them këtë, sepse deri në këtë çast bashkësia ndërkombëtare po na bën sehir nga ana tjetër. Nuk ka asnjë dënim të shprehur qartë, por vetëm fjalë boshe, që i merr era. Theksoj se shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare ta marrë në dorë situatën, sepse ansnjera nga të dyja palët në këtë çast nuk është në gjendje ta ndalojë konfliktin me forcat e veta.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.