(19.7.2006 RV)Shenjtja njihet me emrin Shën Makrina “e re”, për ta dalluar
nga e gjyshja, që kishte të njëjtin emër e që qe ndjekëse e Shën Gregorit mrekullibërës.
Gjyshi i saj nga ana e nënës qe martirizuar në epokën e Dioklecianit. Makrina qe motra
e Bazilit të Madh, Gregorit të Nisës dhe Pjetrit të Sebastes. Në vitin 380 i vëllai,
Gregori i Nisës, duke u kthyer nga Koncili i Antiokisë, e gjeti në shtratin e vdekjes
e pati me të një bisedë të paharrueshme që u pavdekësua në faqet e dialogut “Mbi shpirtin
dhe ringjalljen”. Vetë Gregori, duke i shkruar një letër vetmitarit Olimp mbi doktrinën
asketike e shpirtërore, tregon jetën e Shën Makrinës si shembull të një jete kushtuar
krejtësisht Zotit.