2006-07-18 18:18:58

Ipeshkvi i Aostës, Gjuzepe Anfosi, flet në mikrofonin e Radios sonë për pushimet e Benediktit XVI në Lë Kombë.


(18.7.2006 RV)Vijon në Vale D’Aosta periudha e pushimeve të Benediktit XV, i cili të dielën e kaluar kremtoi lutjen e parë të Engjëllit të Tënzot në lë Kombë. Papa bëri thirrje të fuqishme për paqe në Lindjen e Mesme, duke theksuar se as aktet terroriste e as raprezaljet nuk mund të përligjen, kur pasojat tragjike të tyre duhet të paguhen nga popullsitë civile dhe duke kërkuar të krijohen mundësi të reja për dialog e mirëkuptim.
Për javën e parë të pushimeve të Atit të Shenjtë në Vale D’Aosta, intervistuam ipeshkvin e Aostës, Imzot Gjuzepe Anfosin:
Përgjigje: - Papa është i qetë. Sigurisht gëzon lirinë e njeriut që është shkëputur përkohësisht nga puna e përditshme, për të pushuar. Kështu mund të gjejë kohë edhe për të shëtitur, për t’u lutur më shumë. Biseda me të është krejt e thjeshtë, sepse edhe ai vetë kështu është: njeri i thjeshtë. Pastaj, kur flet, kujdeset që të komunikojë me të gjithë. Popullsia e Lë Kombë e do shumë. Këtë e tregon edhe fakti se këtu mblidhen çdo ditë plot njerëz, të rinj, familje, sidomos ata që kanë fëmijë të sëmurë, që presin një bekim nga Ati i Shenjtë… e shumë njerëz të tjerë.
Pyetje: - Në Engjëllin e Tënzot, Benedikti XVI iu lut Zojës së Bekuar: “Mari ndihmoi të gjithë të krishterët ta takojnë Zotin në heshtimin e uratës”.. Papa vetë ka folur për bukuritë e natyrës në të cilat shihet dora e Zotit…
Përgjigje: - Në se të pushosh do të thotë të ndëpresësh detyrat e të drejtat, ligjet e Kishës e ligjet e Zotit, sigurisht që pushimet nuk janë në përkim me jetën e krishterë. Por në se pushimi kuptohet si kohë që ia kushtojmë vetvetes, që e kalojmë në një mjedis natyror, i cili e bën edhe më të bukur komunikimin me veten, me të tjerët e sidomos me Zotin, atëherë ‘rroftë pushimi’!
Pytetje: - Vitin e kaluar pati jehonë të madhe takimi i Papës me klerin e Vale D’Aostës, e për këtë takim vijon të flitet edhe tani….
Përgjigje: - Jehona është e madhe. Në Këln, ku isha për Ditën Botërore të Rinisë, ishin të pranishëm ipeshkvijtë e gjithë botës e kur u thosha se jam ipeshkvi i Aostës, më flisnin menjëherë për vlerën e takimit të Papës me meshtarët, të cilin kishin pasur mundësi ta ndiqnin përmes internetit në pesë gjuhë. 







All the contents on this site are copyrighted ©.