2006-07-17 17:30:49

Rojtari i Tokës Shenjte, Atë Picabala shpreh mendimin se nuk ka rrezik për shtegtarët që vizitojnë viset e shenjta.


(17.6.2006 RV)Pas hedhjes së raketave, dje kundër Nazaretit e në ditët e mëparshme në rrethinat e Tiberiades, rritet shqetësimi i bashkësisë katolike në Tokën Shenjte. Por, sa është e rrezikshme kjo situatë për popullsinë vendase e për katolikët që jetojnë në Tokën Shenjte? Pyetëm, me telefon, rojtarin e Tokës Shenjte, atë Pierbatista Picabalën, i cili na flet nga Jeruzalemi:
Përgjigje: - Në këtë çast nuk jemi akoma në një situatë rreziku. Por në se kjo situatë do të zgjatë edhe për pak kohë, ka shumë mundësi që shkallëzimi i saj të prekë edhe zonat që janë cak shtegtimesh.
Pyetje: - A ka rrezik për shtegtarët këto ditë?
Përgjigje: - Siguri absolute – duhet të jem i sinqertë, nuk ka; megjithatë besoj se shtegtarët janë pothuajse plotësisht jashtë rreziku. Nuk besoj që Nazareti të jetë objektiv i luftëtarëve libanezë, sepse banohet nga arabë. Ndërsa mendoj se Hezbollahët do të qëllojnë posaçërisht mbi zonat e banuara nga izraelitë e jo nga arabë. Gjithsesi përsëris se nuk ka akoma rrezik real, ndonëse situata po bëhet gjithnjë më shqetësuese.
Pyetje: - Si po e jetoni këtë situatë?
Përgjigje: - Me shumë shqetësim, si të gjithë, natyrisht. Gati-gati s’na bëhet ta besojmë se situata po bëhet gjithnjë më e rrezikshme. Por, të shpresojmë! Ka ende mundësi të ndalohet, e të triumfojë arsyeja. Ndërkaq ne jemi dëshmitarë të një dhune, që po shpërthen duke kapërcyer çdo kufi.
Pyetje: - Si i jeton popullsia civile këto orë?
Përgjigje: - Popullsia civile, posaçërisht në veri, duket e nënshtruar, e trembur, e pasigurtë. Disa mendojnë se kjo situatë do të përfundojë shumë shpejt, të tjerë presin të keqësohet akoma.









All the contents on this site are copyrighted ©.