Pushimet verore për fëmijët në strukturat e Kishës në Durrës
(14.7.2006 RV) Në Shëna
Vlash, Gramzë, Rrushkull, Ishëm e vende të tjera të mrekullueshme, në bregdet apo
në mes të pyllit, dioqeza e Durrësit ka ngritur qëndrat e saj për të pritur gjatë
pushimeve verore ata fëmijë, që nuk kanë mundësi të çlodhen së bashku me familjet
e tyre. Atje gjejnë plazhin e pyllin, ajrin e ujin e freskët, miqësinë me natyrën
e me fëmijë të tjerë, veprimtari sportive e kulturore: gjithçka duhet për një prehje
të paharrueshme. Natyrisht, falë kujdesit të meshtarëve e motrave, që nisin të mendojnë
për verën shumë kohë para se të tingëllojë zilja e fundit e vitit shkollor. Por, për
hollësitë e një veprimtarie të tillë, e cila u intereson aq shumë sa fëmijëve, aq
edhe prindërve, të ndjekim shërbimin e Matish Gjelucit.