2006-07-14 18:33:22

Lajme shoqërore-politike: 14 korrik


(14.7.2006 R.V.) Mbledhja e radhës e G 8-es përkon me një kohë kur çmimi i naftës u rrit tej mase, temë për të cilën edhe do të diskutohet në këtë takim. Por a do të luajë ndonjë rol në ndryshimin e situatës fillimi nga puna i naftësjellësit të ri Baku —Tbilisi, Gjeorgji – Çejhan, Turqi, që u inaugurua dje? Kësaj pyetjeje i përgjigjet Luigi Bonanante, docent i marrëdhënieve ndërkombëtare pranë Universitetit të Torinos.




Përgjigje: Nuk është gjë tjetër veçse parashikimi i një vjeshte të nxehtë, apo të ftohtë, që na pret. Rusia nuk është më vendi vetëm i naftës dhe i gazit lokal, por është bërë, sikur e pamë vitin e shkuar, protagoniste absolute, sepse përveç tjerash bën edhe politikë. Këtu qëndron ndryshimi me vendet arabe dhe të Lindjes së Mesme.(...) Nuk ka asnjë arsye për rritjen e çmimit të naftës, prandaj merret me mend rëndësia e këtij naftësjellësi të ri.















All the contents on this site are copyrighted ©.