2006-07-13 17:43:20

Tryezë e rrumbullaktë ekumenike mbi familjen në Elbasan.


(13.7.2006 RV)RealAudioMP3 Ndërsa në Valencia të Spanjës fillonte Takimi V Botëror i Familjeve, në Elbasan mblidheshin rreth një tryeze të rrumbullaktë përfaqësues të të gjitha feve për të diskutuar pikërisht për vlerën e madhe e të pazevendësueshme të familjes, në përkim me traditat shqiptare. U vu theksi mbi shenjtërinë dhe paprekshmërinë e familjes, si qelizë bazë e shoqërisë, mbi rolin e jashtzakonshëm të saj në transmetimin e fesë e të vlerave morale. U nënvizua se në një vatër të shëndoshë familjare fëmijët marrin edukatë paqësore, që i shtyn pastaj gjithë jetën t’i kundërvihen çdo shfaqjeje të dhunës e të jetojnë në përkim me parimet morale universale, vlera këto që janë pasuria e vërtetë e shoqërisë së trazuar shqiptare, e cila – u tha në takim – ka shumë nevojë për ndihmesën e feve në edukimin shpirtëror të familjeve. Por, për hollësirat, të ndjekim Mariza Stratin:







All the contents on this site are copyrighted ©.