Shkodra e Shqipëria ndahen nga kryetari i parlamentit të parë të Shqipërisë demokratike
Pjetër Arbnori.
(10.7.06 RV)Shkodra dhe Shqipëria i dhanë lamtumirën e fundit kryetarit
të parlamentit të parë të Shqipërisë demokratike Pjetër Arbnorit. Në ceremoninë
fetare të meshës së dritës në Katedralen e Shkodrës të kryesuar nga kryeipeshkëvi
metropolit Imzot Angjelo Masafra dhe në ritin e salikimeve në varrezat e Rrmajit,
morën pjesë autoritete të larta shtetërore, civile nga Shqipëria dhe Kosova si edhe
një numër jashtëzakonisht i madh qytetarësh. Me vdekjen e Pjetër Arbnorit politika
dhe shoqëria shqiptare humbën një kultivues të vlerave njerëzore dhe demokratike.
Endrra e tij ishte një Shqipëri e lirë e zhvilluar dhe demokratike. Por më hollësisht
mbi lamtumirën që Shkodra i dha bashkëqytetarit të vet të nderuar të ndjekim shërbimin
e Jolanda Babës...
Në pikëllimin
e Shkodrës dhe të Shqipërisë mori pjesë edhe Kosova. Nga Prishtina na informon
Rabije Ibraj...