Ja argumentet kryesore të programit të 11 korrikut:
(11.7.06. RV.) Një pritje familjare për Benediktin XVI sot paradite në Lë Kombë,
në Val d’Aosta, ku filloi pushimet verore deri më 28 korrik.
Papa Benedikti
XVI emëroi Atë Federiko Lombardin drejtor të ri të Sallës së Shtypit të Selisë së
Shenjtë. Dr. Joakin Navarro-Valls e lë këtë detyrë pas 22 vjetësh të një “shërbimi
të gjatë e të pakursyer”.
Ati i Shenjtë Benedikti XVI i dërgoi familjes
mbretërore të Lihtenshtajnit urimet e tija për 200-vjetorin e vendit. Në telegramin
e vet Papa Racinger nënvizon fenë e fortë katolike të qytetarëve të këtij shteti të
vogël.
“Të ndihmosh të rinjtë është një detyrim moral dhe një nevojë ekonomike.”
Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan sot në Ditën Botërore
të Popujve. 70 të vdekur dhe 300 të plagosur nga shtatë shpërthime në rrjetin hekurudhor
të Bombejt, në Indi.
Kombet e Bashkuara u bëjnë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve
që të zmbrapsen për të mirën e civilëve në Rripin e Gazës. Ndërkaq Izraeli shton sulmet
ushtarake.
Sot më 11 korrik, Kisha Katolike përkujtoi Shën Benediktin,
Abat, pajtor i parë i Evropës.
Një përshëndetje të përzemërt të gjithë
dëgjuesve të Radio Vatikanit nga redaksia e gjuhës shqipe. Në mikrofon Katarina Nushi,
Arben Marku, David Gjugja