2006-07-11 18:45:47

Benedikti XVI uron Lihtenshtainin në 200-vjetorin e themelimit, duke nënvizuar fenë e thellë katolike të shtetasve


(11.7.06 RV)Benedikti XVI i dërgon një telegram urimi familjes mbretërore dhe të gjithë popullsisë të Lihtenshtainit me rastin e 200 vjetorit të themelimit të vendit.Nga një zanafillë e përvujtë, u rrit një vend i pasur që, i rrethuar nga vende më të mëdha e më të zhvilluara, nën udhëheqjen e dukëve, diti të ruajë identitetin e vet e, në rrjedhë vitesh, e zhvilloi atë më tej. Kështu shkruan Papa e, në vijim, thekson se elementi themelor i një identiteti të tillë është rrënjosja e thellë e banorëve të Lihtenshtajnit në fenë katolike dhe besnikëria ndaj Selisë së Shën Pjetrit. “Zoti vijoftë ta mbajë dorën e tij të bekuar mbi popullin e mbi vendin, që mbi Lihtenshtajnin të mbretërojë edhe në të ardhmen paqja e mirëqenia” – shkruan Papa në përfundim të telegramit - përmes të cilit i jep mbarë popullit të vendit bekimin e tij apostolik.







All the contents on this site are copyrighted ©.