2006-07-11 18:45:40

Benedikti XVI lutet për dy vëllezërit e Gravinës së Pulies, në Itali, që janë zhdukur që nga 5 qershori i kaluar.


(11.7.06 RV)Në një telegram drejtuar ipeshkvit të Altamurë-Gravinës dhe të Akuaviva delle Fonti, Imzot Mario Paçielo, Papa uron që kjo çështje të përfundojë sa më parë me gjetjen dhe kthimin e fëmijëve pranë prindërve të tyre. Në telegramin, nënshkruar nga kardinali Angelo Sodano, sekretar i Shtetit të Vatikanit, drejtuar Ipeshkvit Paçielo, Papa bën të ditur se e ndjek me shqetësim zhdukjen e dy vëllezërve të vegjël, Françeskos e Salvatorit, se i kujton në lutje e se uron me gjithë zemër që kjo ngjarje të ketë sa më shpejt një përfundim të lumtur.







All the contents on this site are copyrighted ©.