Ja argumentet kryesore të programit të 6 korrikut: këtu mund të ndiqni emisionin e
plotë
(6.7.2006 RV) E vërteta e
njeriut duhet të jetë në bazë të ndërtimit evropian: kështu u tha Papa ipeshkvijve
të Kroacisë. Aspektet teologjike të transmetimit të fesë ishin edhe sot
në qendër të Kongresit teologjik, që po mbahet në kuadrin e Takimit V Botëror të
Familjeve në Valencia të Spanjës. Në Indi policia vendase sulmoi dhe
arrestoi pak ditë më parë, katër motra të Nënë Terezës. Më 3 korrik françeskanit
shqiptar Atë Zef Pllumi iu dorëzua Urdhëri ‘Nderi i Kombit’. Për këtë ngjarje na flet
kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita. Në
Maqedoni partia e qendrës e Gruevskit doli fituese nga zgjedhjet e djeshme. Parashikohet
një aleancë me partinë e Arbër Xhaferit. Duke shfletuar kalendarin e 6 korrikut,
Kisha katolike kremtoi festën e Shën Maria Goretit, virgjër e martire.