2006-07-04 17:41:08

Në Pejë shugurohen tre meshtarë të rinj


(4.7.2006 RV) RealAudioMP3 Fjala e Krishtit vijon të përhapet ndër trevat shqiptare e ushqyer gjithnjë me gjak të freskët. Kishës katolike iu shtuan tre meshtarë të rinj: dom Albert Jakaj, dom Robert Jakaj dhe dom Pal Tunaj. U shuguruan në famullinë e Pejës nga Kryeipeshkvi i Tivarit dhe Administratori Apostolik i Kosovës, imzot Zef Gashi. Të edukuar me frymën e universale të Kishës katolike, janë gati të shërbejnë atje ku njerëzit kanë nevojë për Fjalën e Zotit, që bëhet vepër bamirësie, në emër të Krishtit. Nga Prishtina - shërbim i Rabije Ibrajt.







All the contents on this site are copyrighted ©.