2006-07-04 17:41:40

Kampionati Botëror i Futbollit në Gjermani - jo vetëm sukses sportiv, por kryesisht, sukses njerëzor


(4.7.2006 RV)Në Gjermani filloi gjysmëfinalja Itali-Gjermani, ngjarje e madhe sportive. Të shumta mesazhet që burojnë nga ky takim sportiv, i ndjekur nga mbarë bota, që nga mesazhi antiracizëm, tek ai i solidaritetit e tek thirrja për dialog ndërmjet popujve. Një Kampionat Botëror, në të cilin të bie menjëherë në sy mikpritja e gjermanëve dhe impenjimi i Kishës në frontin ekumenik, siç nënvizon imzot Jozef Klemens, sekretar i Këshillit Papnor për laikët, në mikrofonin e Radios sonë:
Përgjigje: - Tema ishte “Zu Gast bei Freunden”, të jesh mik ndër miq. E kjo ndjehet, shihet edhe në televizion. Të gjithë pjesëmarrësit e Kampionatit e kanë provuar dhe e kanë parë këtë përzemërsi, këtë mirësjellje. Është një sukses i vërtetë njerëzor.
E Pastaj duhet theksuar edhe impenjimi ekumenik. Kisha katolike dhe ajo protestante kanë organizuar shumë kremtime ekumenike, kanë pritur sportistët e miqtë, kanë udhëhequr çaste takimi në të gjithë gjuhët e pjesëmarrësve në Kampionat.
Pyetje: - Imzot Klemens, të vijmë tek ndeshja e sontme Gjermani-Itali. Ju jeni gjerman por jetoni prej vitesh në Itali. Me ç’sy po e shkoni ndeshjen?
Përgjigje: - Besoj se sporti është diçka mbikombëtare. Natyrisht ata që luajnë janë italianë, janë gjermanë, por sporti ka vlerë në vetvete, prandaj shpresoj që elementi kombëtar t’i lëshojë rrugën elementit sportiv. Unë jam me më të mirët, italianë apo gjermanë qofshin, kjo nuk ka pikë rëndësie për mua, mjafton që të gjithë të luajnë sipas rregullave. Në një takim të madh sportiv si ky që po jetojmë, për mua rëndësi të dorës së parë ka elementi pastërtisht sportiv.







All the contents on this site are copyrighted ©.