2006-06-30 17:25:52

Benedikti XVI vendos të hapë Arkivin Sekret të Vatikanit për dokumentet e Papnisë së Piut XI


(30.6.2006 RV)Papa Benedikti XVI ka vendosur që, nga data 18 shtator 2006, njëherësh me rifillimin e veprimtarive të Arkivit Sekret të Vatikanit e të arkiveve të tjera të Selisë së Shenjtë pas pushimeve verore, të lejohet studimi i të gjithë dokumenteve të Papës Ratti – Piut XI, dmth që nga 6 shkurti i vitit 1922 e deri më 10 shkurtin e vitit 1939.
Një hapje e tillë – shpjegon një Komunikatë e Arkivit – në plan që nën papninë e Gjon Palit II, vë në dispozicion, brënda kufijve të caktuar, të gjitha burimet dokumentare deri në shkurt 1939, që ruhen ndër arkive të ndryshme të Vatikanit, posaçërisht në Arkivin Sekret dhe në Arkivin e Seksionit të dytë të Sekretarisë së Shtetit (sot Kongregata për çështjet e jashtëzakonshme të Kishës). Konsultimi i fondeve të Arkivit të Seksionit të dytë të Sekretarisë së Shtetit – përfundon Komunikata – do të bëhet pranë Arkivit Sekret të Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.