2006-06-29 15:19:42

Solemniteti i Shën Pjetrit dhe i Shën Palit në trevat shqiptare


(29.6.06 RV)Festa e Shenjtërve Apostuj Pjetër e Pal u kremtua sot kudo jetojnë e punojnë shqiptarë katolikë, sidomos atje ku ngrihen kisha kushtuar dy apostujve e ku ata janë zgjedhur si pajtorë qytetesh, fshatrash apo njerëzish, që janë pagëzuar me emrin e tyre.
Kujtojmë se veç bazilikave të Shën Pjetrit e të Shën Palit jashtë mureve, ngritur mbi vendin e martirizimit të tyre, si dhe të Kishave të Shën Pjetrit në Vincolo e Shën Pjetrit në Montorio të Romës, në botë ka shumë kisha e katedrale kushtuar Shën Pjetrit e Shën Palit. Apostullin e Popujve ka për pajtor katedralja e famshme e Londrës, e me emrin e tij është pagëzuar edhe katedralja katolike e Tiranës . Shën Pjetrit e Shën Palit i është kushtuar edhe famullia e Gjakovës.Ndër këto katedrale e kisha sot ishte ditë feste, ashtu si ishte festë edhe ndër shtëpitë e të krishterëve, që quhen Pjetër e Pal emra që në jug të Shqipërisë kanë trajtën Petro e Pavllo.







All the contents on this site are copyrighted ©.