2006-06-29 16:12:20

Lajme shoqërore-politike: 29 qershor


(29.6.2006 R.V.)Koloni izraelit, rrëmbyer nga Hamasi u gjet sot i vrarë, ndërsa ende nuk dihet gjë për fatin e ushtarit që u zu rob nga terroristët të dielën. Si kundërpërgjigje dje dhe sot ushtria izraelite sulmoi bazat e Hamasit si edhe arrestoi tetë ministra dhe 20 deputetë palestinezë, kurse zëvendëskryeministri i qeverisë së Hamasit, Nasser A-Sher arriti të shpëtojë.


Në Irak 60 punëtorë të një rafinerie u morën peng nga rebelët por u liruan menjëherë. Ndërsa në planin politik kryeministri rumun Calin Popescu Tariceanu deklaroi se ushtarët rumunë do të tërhiqen nga Iraku në nëntor apo dhjetor. Me tërheqjen e italianëve, shpjegoi kryeministri, trupat e Bukureshtit do të mbeten pa mbështetje logjistike, gjë që e bën të nevojshëm kthimin e tyre në atdhe.


Admirali amerikan Henry Ulrich, vizitoi sot komunën me shumicë serbe të Leposaviqit në Kosovë. Ndër tjera ushtaraku pohoi se forcat amerikane janë të vendosura të ruajnë rregullin dhe qetësinë në Kosovë. Leposaviqi është një nga tri komunat që para një muaji shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.