2006-06-28 17:39:20

Nesër Papa kryeson Meshën në solemnitetin e Shenjtorëve Pjetër e Pal Apostuj


RealAudioMP3 (28.6.2006 RV)Nesër, në bazilikën e Vatikanit, Papa Benedikti XVI do të kryesojë Meshën Shenjte në solemnitetin e Shën Pjetrit e të Shën Palit Apostuj. Gjatë kremtimit, Papa do t’u dorëzojë palion 27 Kryeipeshkvijve metropolitë. Do të jetë i pranishëm, sipas traditës, edhe një delegacion i Patriarkanës Ekumenike të Kostantinopojës, sivjet i kryesuar nga metropoliti i Pergamos, Joanis Zizioulas, kryetari ortodoks i Komisionit të përbashkët ndërkombëtar të dialogut ndërmjet Kishës ortodokse e Kishës katolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.