2006-06-27 17:25:18

Papa jep ndjesën e plotë me rastin e Takimit V botëror të familjeve, sipas programit, në Valencia nga 1 deri më 10 korrik


(27.6.2006 RV)RealAudioMP3 “Me rastin e Takimit V botëror të familjeve, Papa vendosi t’u japë besimtarëve dhantinë e ndjesës së plotë, duke dëshiruar të mblidhen me shumicë në takimin e tyre nga të katër anët e botës”. Kështu shkruhet në një Dekret, nënshkruar nga Krypendestari, kardinali Xhejms Frensis Staford. Papa, i cili do të mbyllë takimin në tokën iberike, uron që besimtarët të marrin pjesë me zell e vëmendje në nismat dhe kremtimet e ndryshme fetare, që do të mbahen në favor të familjes dhe, kur të kthehen përsëri ndër shtëpitë e tyre të përforcuar nga hiri hyjnor, t’i kushtohen bujarisht përforcimit në fe të familjeve të tyre dhe të të afërmve të tyre, duke i mësuar të jetojnë sipas rregullave të Ungjillit.
Papa – vijon Dekreti – ripohon edhe se familja, seli e jetës dhe e dashurisë, duhet të jetë kishë familjare, në të cilën prindërit duhet t’u transmetojnë fëmijëve dhuratën e paçmuar të fesë. Papa u jep ndjesën e plotë besimtarëve që plotësojnë këto kushte: rrëfehen, kungohen dhe luten sipas ndjetit të Atit të Shenjtë, me shpirt të pastër, larg çdo mëkati si dhe marrin pjesë me devocion, në ndonjë nga kremtimet që do të mbahen në Valencia.
Besimtarët e tjerë, që nuk mund të marrin pjesë në këtë ngjarje – shkruhet në dokument - do ta fitojnë njëlloj dhuratën e ndjesës së plotë me të njëjtat kushte në ditët kur zhvillohet Takimi e në ditën e tij përfundimtare në se, të bashkuar me mend e me zemër me besimtarët e pranishëm në Valencia do të thonë në gjirin e familjes Atynën, Besojmën e uratë të tjera të devoçme.
Në Dekret kujtohet edhe se Gjon Pali II, i shtyrë nga shqetësimi baritor që ky argument të shpjegohet me studime të thelluara dhe që instituti i famijes njerëzore të mbrohet nga gabimet e nga zakonet e këqija që vijonë të përhapen kudo, pati vendosur të kremtohej çdo tre vjet një Kongres kushtuar familjeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.