2006-06-27 18:14:43

Mbeten akoma shumë hije në “Raportin mbi lirinë fetare në botë- 2006” paraqitur sot në Romë nga Lëvizja “Ndihmë për Kishën që vuan”


(27.6.2006 RV)“Liria fetare është themeli i vetë lirisë e jo një ndërmjet të drejtave”. Këto janë fjalët e zevendës-drejtorit të gazetës “Corriere della Sera”, Magi Allam, i cili shpjegoi vështirësitë që ndeshen në përpjekjen për sigurimin e lirisë fetare ndër vendet myslimane. Mjafton të mendojmë për atentatet kundër shiitëve në Irak ose për persekutimin e “armadi-ve” në Paksitan.
Raporti thekson edhe se mijëra të krishterë irakianë po zgjedhin rrugën e hidhur të kurbetit. Vetëm ndërmjet gushtit e shtatorit 2004 nga vendi aziatik kanë ikur më se 40 mijë vetë.
Atë Bernardo Çervelera, drejtor i AziaNjuz, shpjegoi situatën e dyshimtë në Kinë, ku nga njera anë vërehet më shumë dëshirë për bashkëpunim, ndërsa nga ana tjetër të krishterët vijojnë të persekutohen. Madje në Falungong arrihet deri atje, sa të torturohen.
Dramatike mbetet situata në Korenë e Veriut; sulmet mbi lirinë fetare janë të shpeshta edhe në Indi, ku formacionet paraushtarake të fanatikëve indù kanë nisur një fushatë frikësimi, duke goditur mbi 200 katolikë.
Në Pakistan ishte një vit tragjik për ata që nuk janë myslimanë.Për t’u shënuar, së fundi, hapat përpara që ka bërë Turqia, pa harruar se nuk kanë munguar edhe aktet e dhunës. Mjafton të kujtojmë vrasjen e don Andrea Santorit.








All the contents on this site are copyrighted ©.