2006-06-26 18:34:02

Ja argumentet kryesore të programit të 26 qershorit:JO-ja definitive dënimit me vdekje dhe dialogu me islamin në audiencen e sotme të Papës me Presidentin e Filipineve në Vatikan.


(26.6.2006 R.V.)RealAudioMP3 Papa Benedikti XVI gjatë Lutjes së Engjëllit të Tenzot të kësaj së diele : „Zemra e Krishtit, rrënjë e shenjtërimit për meshtarët e familjet“. Ngushëllimet dhe lutjet e Papës për viktimat e fatëkeqësisë së punës në kantierin e ndërtimit të rrugës italiane Katania-Sirakuza dhe thirrja e Atit të Shenjtë për më shumë kujdes gjatë qarkullimit rrugor.

Dita e bamirësisë së Papës. Dje është kremtuar dita tradicionale e Karitasit të Papës: një ditë në të cilën të gjithë besimtarët lutjet e tyre ia kushtojnë ndjetit (qëllimit) të Atit të Shenjtë dhe mbledhjen e ofertave për mbështetjen e nismave bamirëse e humanitare të Papës.

Pas Valencias në Spanjë, në korrik, Benedikti XVI do të shkojë në Gjermani, nga 9 deri më 14 shtator. Papa do të vizitojë Bavarinë: Mynihun, Altottingun e Regensburgun.

Kisha do të ketë 1551 të Lumtur të ri, pjesa më e madhe e të cilëve janë martirë spanjollë vrarë gjatë Luftës Civile. Dekreti është shpallur sot, autorizuar nga Benedikti XVI. Janë njohur virtytet heroike të shtatë shërbëtorve të Zotit, mes të cilëve spikat figura e dom Antonio Rosminit, mendimtarit të madh katolik të shekullit XIX .

Dyqind milionë persona kanë konsumuar droga të ndryshme vetëm në vitin e fundit, të dhënat më alarmuese janë për Evropën perëndimore: sot është botuar raporti i OKB-së me rastin e Ditës Botërore kundër drogës që bie pikërisht sot.

Në Nju Jork u hap Konferenca e OKB-së për ndalimin e përhapjes dhe tregtimit të armëve të lehta në botë. Kjo dukuri shkakton vdekjen e 300 mijë personave çdo vit gjatë konflikteve të armatosura, si edhe të 200 mijë civilëve nga vrasjet apo vetëvrasjet.

Ndalimi i torturës është absolut e vlen në çdo rrethanë, në kohë lufte e në kohë paqeje. Tortura nuk është e pranueshme as nëse thirret me ndonjë tjetër emër” tha, Kofi Annan, me rastin e Ditës botërore kundër torturës që bie sot.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.