2006-06-20 18:03:36

Ja argumentet kryesore të programit të 20 qershorit të Radio Vatikanit Shqip:


(20.6.2006 R.V.)RealAudioMP3 Udhëtimi i ardhshëm i Papës Benediktit XVI në Valencia të Spanjës me 8 dhe 9 korrik është i lidhur ngushtë me takimin botëror të familjeve për të reflektuar mbi vështirësitë dhe aftësitë e famijes sot.


“Refugjatëve t’u jepet shpresa për të rindërtuar jashta atdheut të humbur jetën e tyre personale dhe familjare.” Kjo është thirrja në Ditën e sotme Botërore të Refugjatëve.


“Integrimi i refugjatëve në vendet ku kërkojnë strehim është i mundshëm atëherë kur mirëpriten.” Kështu shprehet jezuiti italian Atë Gjovani Lama duke folur mbi veprimtarinë e Kishës për dukurinë e refugjatëve, pas thirrjes së Papës Benediktit XVI. Sipas Karitasit në BE-ain sot ka 5 milionë emigrantë.


Ministri i jashtëm i Vatikanit Imzot Gjovani Lajolo foli sot në Gjenevë në sesionin e përurimit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombëve të Bashkuara. “Deri edhe kombet që bëjnë pjesë në Këshillin e ri të të Drejtave të Njeriut, shkelin të drejtat njerëzore.” denoncoi Imzot Lajolo.


Në Irak mbi dhjetë të vdekur nga një sulm ajror amerikan dhe dy atentate në Bagdad.


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Çeku u pritën në Uashington nga sekretarja e shtetit amerikan Rajs, së cilës i kërkuan pavarësi pa kushte për Kosovën.







All the contents on this site are copyrighted ©.