2006-06-16 19:08:37

Natë lutjeje për Benediktin XVI, krysuar nga imzot Angjelo Komastri


(16.6.2006 R.V.)Sonte në Sheshin e Shën Pjetrit u kremtua nata e lutjes për Papën dhe ministerin e tij, organizuar nga Lëvizja për dashurinë familjare, në bashkëpunim me dioqezën e Romës. Kremtimin e kryesoi kryeipeshkvi Angjelo Komastri, vikar i përgjithshëm i Atit të Shenjtë për Qytetin e Vatikanit, që i priu Rruzares Shenjte e më pas do bëri edhe një reflektim përfundimtar. Ja si shprehet prelati në mikrofonin e Radios sonë:
Përgjigje: Duhet të lutemi për Papën posaçërisht sepse ai vetë na ka kërkuar lutje. Më 24 prill të vitit të kaluar, në homelinë e papnisë në Sheshin e Shën Pjetrit, Benedikti XVI u shpreh kështu:
Në këtë çast unë, shërbëtori i ligësht i Hyjit, duhet të marr mbi vete një detyrë të pashembëllt, që realisht kapërcen çdo aftësi njerëzore. Si mund ta bëj këtë? Si do të jem në gjendje ta kryejë këtë detyrë?”.
E Papa – tha më pas Imzot Komastri - vijoi të kujtojë se nuk është vetëm, se e mbrojnë aradhet e shenjtorëve e lutja e besimtarëve.
Me këtë natë lutjeje, ne i themi Papës: “Jemi me ty. Duam të të ndihmojmë me lutjen tonë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.