2006-06-15 18:24:25

Papa kremtoi festën e Korpit të Krishtit


(15. 06. 06. R.V.)Sot u kremtua festa e Korpit të Krishtit: Benedikti XVI kryesoi, duke nisur nga ora 19. 00, Meshën në Sheshin e Shën Gjonit në Lateran dhe proçesionin që sapo filloi në rrugën e njohur Merulana, në zemër të Romës, në drejtim të Bazilikës së Shën Marisë së Madhe, ku përfundon kremtimi.
Me rastin e festës së sotme të Corpus Domini – Korpit të Krishtit, Benedikti XVI kryesoi sot pasdite Meshën Shenjte në Sheshin e Shën Gjonit në Lateran në bashkëkremtim me kardinaj, ipeshkvij e meshtarë të shumtë nga dioqeza romake dhe nga mbarë bota.
Kujtojmë se që ditën e parë pas zgjedhjes së tij, duke folur për Eukaristinë, Benedikti XVI pati theksuar se nuk mund të mos jetë qendër e përhershme dhe burim i shërbimit që i është besuar pasardhësit të Shën Pjetrit.
Gjatë Meshës në Kapelën Sikstine, më 20 prill 2005, shpjegoi se nga Eukaristia, ‘zemër e jetës së krishterë’, buron bashkimi ndërmjet mbarë besimtarëve, impenjimi i kumtimit dhe i dëshmimit të Ungjillit, zelli për t’u bërë mirë të gjithëve e posaçërisht më të varfërve e më vegjëlve. E i ftonte besimtarët ta shprehin në mënyrë të guximshme e të qartë fenë në praninë reale të Zotit në Eukaristi.
Pas Meshës filloi proçesioni, të cilit i prinë Skautët, të ndjekur nga Bashkëvëllazëritë e Shoqatat Eukaristike, pas të cilave përfaqësuesit e famullive, ministrantët e rinj, Kalorësit e Varrit të Shenjtë, rregulltarë e rregulltare, meshtarë e famullitarë, kapelanë e ipeshkvij, kryeipeshkvij e kardinaj. Të Shenjtnueshimin Sakrament e ndoqën pas seminaristët, besimtarët e shumtë të famullive si dhe anëtarët e Shoqatave dhe Lëvizjeve të ndryshme kishtare.
Tani mbarë Kisha është në pritje të Nxitjes Apostolike të Benediktit XVI, që do të pasojë Sinodin mbi Eukaristinë, i cili u mbajt në tetorin e kaluar.
Mbi festën e Korpit të Krishtit të dëgjojmë kardinalin Frensis Arinze, prefekt i Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve:Përgjigje: - Është dita në të cilën Kisha dëshiron të vërë theksin mbi misterin e madh të Korpit e të Gjakut të Krishtit në Eukaristinë Shenjte. Zoti e themeloi Eukaristinë të Enjten e Madhe. Por Kisha, me kalimin e kohës, zgjodhi një ditë tjetër për të vënë në pah misterin Eukaristik, posaçërisht jashtë Meshës. Kështu shfrytëzoi rastin e mrekullisë eukaristike së Bolsenës, ndonëse duhet theksuar se feja jonë nuk bazohet mbi këtë mrekulli, por mbi zbulimin hyjnor të misterit. Atëherë mund të themi se dita e sotme vë theksin mbi adhurimin e Jezusit në të Shenjtnueshmin Sakrament, gjatë Meshës e jashtë saj. Kremtimi Eukaristik është vërtetë i lidhur me adhurimin e Eukaristisë jashtë Meshe, sepse është i njëjti Sakrament që nuk mbaron kurrë, por vijon. Në përfundim të Meshës, hostet që kanë mbetur pas Kungimit të popullit, rivendosen në Tabernakull. E i njëjti Jezus vijon të jetë i pranishëm. Kështu, dalë-nga-dalë në Kishë lindi e u zhvillua praktika e adhurimit eukaristik, vizita që i bëjnë besimtarët të Shenjtnueshmit Sakrament e në veçanti, proçesioni eukaristik. Nuk mjafton ta adhurojnmë Krishtin vetëm si individë. Është e drejtë që edhe si bashkësi të bëjmë një proçesion në nder të Jezusit të pranishëm në të Shenjtnueshmin Sakrament, ta adhurojmë, ta duam, të këndojmë himne në lavd të ZotitRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.