2006-06-15 19:58:11

Lajme shoqerore politike


RealAudioMP3 (15.6.'06. R.V.)Qeveria e Serbisë në gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar vendimin për njohjen zyrtare të Malit të Zi si “Shtet të pavarur dhe sovran”, duke pranuar kështu rezultatet e referendumit të 21 majit të kaluar, përmes të cilit Podgorica është shkëputuar nga Beogradi. Kështo kanë deklaruar burimet qeveritare.
“Pas vendimit të Kuvendit të Serbisë më 5 qershorin e kaluar, me të cilin është konstatuar pavarësia e Malit të Zi, janë krijuar kushtet që qeveria e Serbisë, në emër të Republikës së Serbisë, të njohë Republikën e Malit të Zi dhe të vendos marrëdhënie diplomatike », lexohen në një komunikatë shpallur nga këshilli i ministrave të Beogradit.


Në Maqedoni ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që
do të mbahen më 5 korrik. Në këto zgjedhje do të kenë të drejtë për votim 1.741.449 votues në 2.976 vende votimi në Maqedoni.


Rritet në 65 numri i viktimave të atentatit të sotëm që ndodhi në mëngjes në Shri Lankë, në zonën e Anuradapuras, në veri të kryeqytetit Kolombo. Dy mina, të vendosura afër rrugës kanë shpërthyer gjatë kalimit të një autobusi me studentë, gra, fëmijë e disa murgjë. Ndër viktima, të gjithë civilë, janë së paku 8 fëmijë. Qeveria e Kolombos ka deklaruar se përgjegjësinë e këtij atentati terrorist e kanë Tigërat Tamil. Pas atentatit menjëherë ka reaguar ushtria duke bombarduar bazat e Tigërave Tamil në ishullin Sejlon.


Një atentat i rënd ka ndodhur në Afganistan, ku së paku 10 civilë kanë gjetë vdekjen nga shpërthimi i i një bombe që ka shkatërruar një minibus në Kandahar. Përgjegjësinë e këtij sulmi e kanë marrë talibanët.


Në Irak, 4 sunitë janë vrarë prej njerëzve të armatosur gjatë faljes në një xhami afër Tikritit, në “trekëndëshin sunitë”. Presidenti Talabani ka deklaruar sot se është i gatshëm të diskutojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përcaktimin e kalendarit për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Iraku në një të ardhme jo të largët.




Gjatë 452 sulmeve ajrore të forcave të koalicionit ndërkombëtar dhe të irakut pas vdekjes së Abu Musab al Zarkavit javën e kaluar, janë vrarë 104 kryengritës e janë arrestuar 759 persona të konsideruar “elemente anti-irakiane”. Këtë ka bër të ditur gjenerali William Caldwell, zëdhënës i shtabit ushtarak të SHBA-së në Baghdad.







All the contents on this site are copyrighted ©.