2006-06-14 19:20:41

Lajme shoqërore-politike: 14 qershor


(14.6.2006 R.V.)Në Irak hyri në fuqi plani antiterrorizëm. Në gjithë vendin u përforcuan postoblloqet dhe forca të shumta të ushtrisë irakiane në bashkëpunim me amerikanët po kryejnë kontrolle dhe operacione për spastrimin e bazave të rebelëve. Ndërsa Presidenti Bush pas kthimit nga Bagdadi në Uashington, tha në një konferencë për shtyp se SHBA-së do ta mbështesin qeverinë e re irakiane. “Atje u frymëzova se një ditë do të mund të vizitoj një Irak të lirë dhe demokratik.”- shtoi në fund presidenti Bush.


Edhe në Afganistan forcat e aleatëve ndërmorën një ofensivë të jashtëzakonshme kundër talebanëve. Lajmi u dha nga gjenerali amerikan Benxhamin Frankli. Megjithatë edhe këtu nuk munguan viktimat. Dy ushtarë të forcave ndërkomëtare u vranë dje nga rebelët talebanë në dy atentate të ndryshme.


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan tha se është “i tronditur dhe i trishtuar” për sulmin i djeshëm ajror të izraelitëve në Rripin e Gazës, që shkaktoi vdekjen e dy fëmijëve, ndërsa një zëdhënës i Hamasit tha se palestinezët janë të gatshëm t’i ofrojnë Izraelit një traktat paqeje për 60 vjet, me kusht që Izraeli të tërhiqet brenda kufijve të 1967.


Egjipti i propozoi sot presidentit palestinez Abu Mazen si dhe kryeministrit Ismail Hanijeh që qeveria e tashme e Hamasit të zëvendësohet me një “qeverie ekspertësh” në mënyrë që konfliktet që kanë lindur brenda Autoritetit Kombëtar Palestinez të shmangen, dhe bisedimet me Izraelin të vijojnë. Propozimi egjiptian u pranua nga presidenti Abu Mazen. Pritet që edhe Hamasi ta miratojë së shpejti.


Irani duhet të pezullojë programin e vet bërthamor deri sa të mos dëshmohet me fakte se qëllimet e tija në këtë fushë janë krejtësisht paqësore. Kjo ishte kërkesa e grupit të përbërë nga anëtarët e përhershëm të OKB-së dhe Gjermania drejtuar përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme të BE-ian Havier Solanës.


Qeveria e Kosovës njoftoi se pavarësisht vendimit të tri komunave me shumicë serbe, të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, situata në veri të Kosovës është e qetë dhe gjithçka është nën kontrollin e forcave të rendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.