Rubrika muzikore: Sintezë e ciklit “Individualitetet e shquara të muzikës shqiptare”
( 11. 06. 06 R. V. ) Me këtë emision mbyllet
cikli i gjatë, kushtuar individualiteteve të shquara të muzikës shqiptare. Pas emisionit
të sotëm, në të cilin profesor Spiro Kalemi, që e përgatit rubrikën, përmbledh shkurtimisht
gjithë ciklin, në bashkëbisedim me kryeredaktorin tonë dom David Gjugjën, do të fillojë
cikli i ri me temë “Tradita kombëtare dhe kënga – formë e veçantë shprehëse muzikore”.