2006-06-11 15:49:52

Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në Solemnitetin e të Shenjtnueshmes Trini, Papa nënvizoi të vërtetën e Njënisë dhe Trinisë së TynZot.


( 11. 06. 06 R. V. ) E ky solemnitet u kremtua në të gjitha Kishat e botës, posaçërisht në Romë, ku u mbajt një Meshë solemne në ritin mozarabik. Riti na kujton shprehjen kulturore të Kishës spanjolle në epokën vizigote ( 410- 711) dhe në Mesjetë; kremtohet në Kishën kombëtare spanjolle në Romë, përmes një privilegji të posaçëm, dy herë në vit: në të dielën e tretë të Ardhjes, prelud i solemnitetit të Krishtlindjes dhe në të dielën e të Shenjtnueshmes Trini, ditë në të cilën kalendari liturgjik shënon kalimin nga koha e Pashkëve në kohën e zakonshme gjatë vitit kishtar.
E sot, kryesuar nga ipeshkvijtë austriakë, u organizua në të gjitha dioqezet e vendit “Shtegtimi i Familjeve”. Shtegtimi u kremtua edhe në vendet fqinje, nën drejtimin e ipeshkvijve vendas, për të kujtuar “Shtegtimin e Popujve” që u zhvillua në Shenjtëroren e Mariazelit në maj të vitit 2004, në përfundim të “Katholitentag Mitteeuropeo”.
Shtegtimi i sotëm u frymëzua nga fjalët e Gjon Palit II: “Familja është gëzimi dhe shpresa e Kishës” dhe vuri në plan të parë detyrën e familjeve për transmetimin e fesë.







All the contents on this site are copyrighted ©.