Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës, kësaj herët kushtuar festës së TRINISE SHENJTE.
(Leximet biblike nga: Dt 4,32-34.39-40; Rm 8,14-17; Mt 28,16-20)
(11.06.'06. R.V.)Ja
përsëri në takimin tonë javor të shtunës me Fjalën e Zotit të dielës, që përkon me
festën e Trinisë Shenjte. Pas festën së Rrëshajëve kremtuar të dielën e kaluar,
me të cilën u mbyll cikli i kohës së Pashkëve, me këte të diele, Kisha e fillon ciklin
tjetër kohor të quajtur “Gjatë Vitit” dhe me njëherë na propozon festën më të Madhe
e më të mistershme të fesë sonë të krishterë: festën e Trinisë Shenjte Hyjnore. Kështu
pra, edhe kësaj here jemi të bashkuar përmes valëve Radiofonike, në Emër të Atit
e të Birit e të Shpirtit Shenjtë, për ta dëgjuar Fjalën Hyjnore të Zotit Trini. Tërë
jeta tokësore e Jezu Krishtit ka qenë shfaqje e misterit më të bukur. më të thellë
, më të pashqyrtueshëm të Hyjit: e ky mister është Ati, Biri e Shpirti Shenjtë = Një
natyrë e vetme Hyjnore në Tri vehtje ( në tre persona). Leximet biblike të liturgjisë
së këtij solemniteti pohojnë se Zoti është Trini Dashurie për t’u besuar, për t’u
dëgjuar e për t’u pranuar në jetë. Zoti ynë është Zot “bashkësi” ; Ai do që ne
ti bashkohemi Atij e në të njëjten kohë na thërret të jemi në bashkim edhe me të gjithë
vëllezërit e të afërimit tanë. Hyjit Atë nuk është larg nesh: përmes Pagëzimit,
Hyji Trini vjen në ne, që ne të bëhemi tempull i gjallë i pranisë së Tij në kohë e
në histori. Kështu pra, detyra e misioni ynë si besimtarë është ta lavdërojmë Atin,
Birin e Shpritin Shenjtë me lutje e sidomos ta dëshojmë me vepra të mira, me vepra
drejtësie, dashurie e të vërteta. Hyji Atë e ka dëruar në botë të Birin e Vet,
Fjalën e së Vërtetës, Jezusin, dhe Shpritin Shenjtë shenjtërues për të na bër pjesëmarrarës
të jetës së tij Hyjnore. Hyji Atë bashkë me të Birin e Tij Jezus Njëlindurin dhe
me Shpritin Shenjtë, janë Një Zot i vetëm në Trininë e vehtjeve dhe në Njininë e natyrës.
Ai na ka zbuluar këte mister përmes Jezus Krishtit, e ne besojmë dhe e dëshmojmë fenë
tonë në Hyjin e vërtetë dhe të përjetshëm, rrëfejmë Njëninë e Natyrës e Barazinë
e madhërisë së Trinisë Hyjnore. Të kremtosh festën e të Shenjtënueshmes Trini për
besimtarin domethënë t’i përgjigjesh dëshirës për ta njohur Zotin gjithnjë më tepër,
por edhe të jesh i gatshëm ndaj manifestimit, fshaqjes së Tij Hyjnore: Ai i pari e
dëftoi veten porsi Urti, porsi Fjalë dëftuese, porsi Dashuri jetike. Kisha na mëson
që ngaj fëmijëria të fillojmë çdo ditë, të nisim çdo vepër, çdo punë me shenjën e
krqyit, që dmth. Gjithçka të fillojmë dhe mbarojmë në Emër të Shenjtënueshmes Trini. Me
shenjën e kryqit përkujtojmë misterin e Njësisë e Trinisë së Hyjit, dhe misterin e
mundimeve, të vdekjes e ngjalljes së Jezusit Zot. Edhe kremtimi më solemn liturgjik,
që është kremtimi i meshës shenjte, Eukaristia, fillon në emër të Shenjtënueshmes
Trini Hyjnore. Meshtari u drejtohet besimtarëve me këto fjalë: “Hiri i Zotit tonë
Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit Atë dhe bashkimi i Shpirtit Shenjtë “(qofshin përherë
me ne). Festa e kësaj së diele e Trinisë Shenjte, është kremtimi liturgjik që
meriton të konsiderohet absolutisht si festa më e rëndësishme ndër të gjitha festat
tjera. Për besimtarët, e vetmja festë qiellore është adhurimi i Trinisë Shenjte
nga ana e engjëjve dhe shenjtorve, në një Hosana të përhershëm këngësh e lavdësh. Trinia
është në ne Jezusi tha: “Unë jam në Atin e Ati është në mua”. Edhe ne mund të
themi: “Unë jam në Trininë e Trinia është në mua”. Në të vërtetë ne jemi Tempull i
Zotit. “Kush më do – tha Jezusi – unë dhe Ati im do të vijmë tek ai e të hamë
darkë me të”, e do të vendosim banesën e përhershme tek ai. Babai i Origenit (teologut
të lashtë kishtar) gjunjëzohej para fëmijut të vet dhe në të e adhuronte të Shenjtënueshmen
Trini. “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëllimit tonë, të ngjajshëm me ne”, thotë Zoti
në momentin e krijimit të Adamit. Në të gjithë prindërit e botës ekziston dëshira
për të parë në fytyrën e fëmijëve tiparet e veta. Mirëpo ne nuk jemi shëmbëllim –
imazhi i Zotit për tiparet “fizike” që kemi – për koken, duarët e këmbët – sepse Zoti
nuk ka trup. Secili është i krijuar në shëmbëllim të Zotit sepse është i pasijur
me inteligjencë, me mendje, me vullnet, me shpirt. Por më shumë se njeriu si individ,
është familja ajo që i pasyron tiparet trinitare: babai, nëna, fëmija: janë tre persona
të ndryshëm, e megjithatë janë një familje e vetme, një gjë e vetme në dashuri. Zoti,
në të vërtetë, është Familje, është Dashuri. O Zot, Ti je Dashuria, e Vërteta e
Jeta. urtia e Zotit, e zbuluar, e dëftuar në Jezusin i tregon njeriut të vërtetën
mbi veten dhe rrugën për arritur deri tek Ti. Cdo i krishterë është i thirrur ta
përjetojë, ta shijojë këtë përvojë pajtimi me Zotin, në Jezusin, ta njohë vetveten
në fytyrën e Zotit bër njeri e ta jetojë në fe dashruinë e Zotit për ne.
Leximet
biblike mund t’i gjeni në Bibël apo në Leksionarin kishtar. Komentin apo
homelinë e kësaj feste, do ta dëgjojmë nga prifti shqiptar i dioqezës së Sapës
së Shqipërisë, dom Mark Shtjefni……………….