2006-06-09 18:54:40

Ja argumentet kryesore të programit të 9 qershorit:


(7/6/2006 R.V.) “Një tjetër i ri i rënë gjatë kryerjes fisnike të detyrës në shërbim të rendit e të sigurisë në Irak.” Kështu shprehet Papa Benedikti XVI në telegramin e ngushllimit drejtuar familjarëve të viktimës, kapterit Aleksandro Pibirit, vrarë në Nasiri.


U hap sot në Gjermani Kampionati Botëror i Futbollit. Në mikrofonin tonë flet kryeipeshkëvi i Gjenovës, Kardinal Tarçizio Bertone.


Në Irak u vendos ndalimqarkullimi në dy qytete, në Bagdad dhe Bakubë, për të shmangur rrezikun e atentateve për hakmarrje pas vrasjes së Al Zarkavit.


Në raportin e fundit të organizatës “Save the Children” thuhet se varfëria e Afrikës është një shkandull për të gjithë njerëzimin.


Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore deklaroi se Irani vijon me procesin e pasurimit të uraniumit.


Policia zvicerane bëri të ditur se zbuloi një celulë islamike, që po përpiqej të kryente një atentat kundër linjës ajrore izraelite “El Al” në Gjenevë.

Sot Kisha Katolike përkujtoi Shën Efremin, diakon dhe Doktor i Kishës Siriane.

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë dëgjuesve të Radio Vatikanit nga redaksia e gjuhës shqipe. Në mikrofon....

Emisionin tonë mund ta ndiqni edhe në faqen tonë të internetit: dubël vë, dubël vë, dubël vë.radiovaticana.org







All the contents on this site are copyrighted ©.