2006-06-08 17:38:03

Letra e Papës drejtuar kardinalit polak Marian Javorski, të cilit iu dha titulli i doktoratit honoris causa nga Akademia Teologjike Papnore e Krakovisë


(08. 06. 06 R. V.)RealAudioMP3 “Titull i lartë akademik, që i jepet një mendimtari e pedagogu të aftë, i cili iu kushtua për shumë vjet thellimit të mistereve të metafizikës e të filozofisë së fesë”. Janë fjalët e letrës me të cilën Benedikti XVI përgëzon kardinalin Polak Marian Javorski, metropolit i Leopolit të Latinëve, i cili mori sot në Krakovi titullin ‘Doktor honoris causa’ nga Akademia Papnore Teologjike, ku Hirësia e Tij ka qenë rektori i parë. “E di sesa e vlerësonte Shërbëtori i Zotit Gjon Pali II diturinë tënde, urtinë e miqësinë e sinqertë - shkruan Benedikti XVI. E edhe unë ju shpreh mirënjohjen time për punën tuaj krijuese në Akademinë e Krakovisë”.
Duke theksuar kontributin e kardinalit Javorski gjatë viteve të shërbimit në universitet, posaçërisht punën e kujdesshme në udhëheqjen e profesorëve dhe në zhvillimin shkencor të kësaj strukture, Papa përfundon me fjalët: “E di se shpesh kjo detyrë është e vështirë, se kërkon përkushtim e ndjeshmëri ndaj nevojave të besimtarëve. E di edhe se nuk të kanë munguar kurrë këto dhanti të Zotit. Marr pjesë në gëzimin tënd e të uroj me gjithë zemër”. E pasdite kardinalit Javorski iu dha edhe titulli “Qytetar nderi” i Krakovisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.