2006-06-08 19:07:29

Ja argumentet kryesore të programit të 8 qershorit


RealAudioMP3 Letër përgëzimi e Papës drejtuar kardinalit Marian Jaworski, të cilit iu dha titulli i doktorit ‚honoris causa’nga Akademia teologjike Papnore e Krakovisë, ku ka qenë rektori i parë;

Eshtë publikuar programi i Takimit të V-të Botëror të Familjeve që do të mbahet në Valencia të Spanjës në ditët para të korrikut.

Pedofilia është sëmundje psikike e seksualitetit por edhe krim kundër njerëzimit. Zëvendës-kryetari i Komisionit të BE-së, Franco Frattini në mikrofonin e Radio Vatikanit flet pas krijimit të një partie politike në Vendet e Ulta që mbron pedofilinë.

Nga një sulm ajror amerikan është vra terroristi jordanezë Al Zarkavi, numri një i Al Kaedes në Irak. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan tha se ndjen ‚lehtësim’ për vdekjen e Al Zarkavit por kjo nuk do të thotë edhe „mbarim të dhunës „.

Irani vazhdon me pasurimin e uranimut dhe është duke ndërtuar centrifuga të reja, përkundra kërkesave të vazhdueshme për pezullimin e këtij aktiviteti’. Kështu pohohet në raportin e Agjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore publikuar sot në Vjenë.

Në Tiranë, Kuvend i Shqipërisë miraton ligji antikanabis. 69 deputete votuan pro ligjit, 29 deputete kunder ligjit antikanabis, ndërsa dy deputete abstenuan.



Shkoder mbyllet festivali per femije, Era Saraçi fituesja e festivalit te femijeve.

Kosovarët i marrin me optimizëm rekomandimet e Grupit të Kontaktit. Përfaqësuesit e shteteve të Grupit të Kontaktit (GK) të akredituara në Prishtinë, i dorëzuan sot edhe zyrtarisht, kryeministrit Agim Çeku dhe kryeparlamentarit, Kolë Berisha, dokumentin prej 13 pikash, që i ka nxjerrë së fundi GK, ku rekomandohet përmbushja e standardeve në çështjet që kanë të bëjnë kryesisht me të drejtat e minoriteteve.

UNMIK-u thotë se akuzat e Del Ponte-s janë të pabazuara. Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), i cilësoi sot të pabazuara akuzat e Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Carla Del Ponte, për mungesë bashkëpunimi dhe favorizim të të akuzuarit Ramush Haradinaj.







All the contents on this site are copyrighted ©.