2006-06-06 19:39:57

Ja argumentet kryesore të programit të 6 qershorit:


RealAudioMP3 Papa në Kuvendin dioqezan të Romës: kundër relativizmit e agnosticizmit, lypet kumtimi i fesë në Krishtin dhe përhapja e gëzimit; pastaj përsëri foli për familjen dhe edukimin e të rinjve.


Këshilli Papnor për Familjen paraqiti dokumentin “Familja dhe ngjizja e jetës”. “Vetëm familja është unaza e bashkimit ndërmjet brezërive, “e vetmja që mund të shpëtojë traditën e bashkësisë”, shkruan dokumenti i Vatikanit.


Përshëndetjet e Papës drejtuar Organizatës së Shteteve Amerikane, në Mbledhje që po mbahet në Santo Domingo mbi temën “Dinjiteti i qenies njerëzore, vlera absolute e jetës njerëzore që nga ngjizja e saj deri në fundin e saj të natyrshëm”.


Ribotimi i veprës së françeskanit shqiptar Atë Zef Pllumit, “Rrno vetem per me tregue”, zgjon ndërgjegjen e shqiptarëve që të mos përsëritet e kaluara e të ndërtohet e ardhmja mbi themele të shëndosha. Në mikrofonin tonë flet autori, Atë Zef Pllumi OFM.







All the contents on this site are copyrighted ©.