2006-06-05 20:12:37

Në fillim të programit të 5 qershorit ja argumentet kryesore: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


(5/6/2006 R.V.)Sonte Papa Benedikti XVI hapi punimet triditore të kuvendit kishtar të dioqezës së Romës, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran.


“Mos i braktisni tokat që shkretohen”. Thirrje e Sekretarit të OKB-së Kofi Ananit drejtuar qeverive të mbarë botës sot në Ditën Ndërkombëtare kushtuar mjedisit. Në mikrofonin tonë flet Prof. Antonio Ballarin Denti.


Në Prishtinë ndërroi jetë dhe u varros pas një sëmundjeje të gjatë Prof. Engjëll Sedaj, filolog e veprimtar i shquar i çështjes së Kosovës.


Pas parlamentit të Malit të Zi sot edhe ai i Serbisë njohu ligjërisht pavarësinë e Podgoricës nga Beogradi.


Shpejt Grupi i Kontaktit do t’i dorëzojë qeverisë së Kosovës një plan me 13 pika, përfshi çështjet e gjuhës, fesë dhe trashëgimisë kulturore, që duhen përmbushur brenda 22 qershorit.

Sot Kisha Katolike përkujtoi Shën Bonifacin, ipeshkëv dhe martir dhe Shën Pjetrin e Korishës nga Prizreni.







All the contents on this site are copyrighted ©.