2006-06-04 19:55:28

Papa Benedikti XVI priti në audiencë private në Vatikan kryeministrin britanik Tony Blair.


Dje, e shtune 3 qershor, Papa Benedikti XVI priti në audiencë private në Vatikan kryeministrin britanik Tony Blair i shoqëruar nga gruaja Cherie bashkë me fëmijët e vet. Ishte një bashkëbisedim i “përzemërt”, informoj drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Joaquìn Navarro- Valls, i cili u përqëndrue kryesisht mbi rolin e fesë në politikë e në shoqëri.
Gjatë takimit të Papës me kryeministrin britanik Blair, “është nënvizuar kontributi që vlerat e përbashkëta mes feve mund t’i japin dialogut, në mënyrë të veçantë dialogut me Islamin e moderuar, sidomos në temat e solidaritetit e të paqes”. Mes tjerash, Ati i Shenjtë dhe kryeministri britanik, kanë folur për Afrikën, “duke vu në pah se ky kontinent ka nevojë urgjente që bashkësia botërore të favorizojë e mbështes me çdo mjet, bashkëjetesën paqësore dhe zhvillimin” e Afrikës.




“Eukaristia që kremtoni çdo ditë të jetë qendër jetike, burim e rrënjë e çdo aktiviteti tuaj”. Kështu tha Papa të premtën e kaluar në Vatikan, duke ju drejtuar anëtarve të Akademisë Kishtare Papnore, institucion në të cilin formohen meshtarët që përgatiten për të bërë pjesë në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë, pranë Nunciaturave Apostolike e pranë Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit. “Ju jeni të thirrur të jeni bashkësi urate, shkollë e formimit të vërtetë njerëzor e shpirtëror, vend bashkimi. Veprimtaria juaj – u tha Papa mes tjerash eprorëve dhe studentëve të Akademisë Kishtare Papnore– do të jetë efikase në atë masë në të cilën do të jeni dëshmitarë të Krishtit, dëshmitarë të së Vërtetës që ndirçon e orijenton ecjen e popujve drejt mirëkuptimit e paqes”.


“Dashuria, shpirti i misionit”: ky është mesazhi i Papës Benediktit të XVI për Ditën Misionare Botërore, e cila do të kremtohet më 22 tetorin e ardhshëm.
“Nëse misioni nuk është i udhëhequr nga dashuria, nëse nuk buron nga akti i thellë i dashurisë hyjnore, rrezikon të reduktohet në një aktivitet thjesht filantropik e social”. Mesazhi i Papës për Ditën Misionare Botërore e sjell aktivitetin misionar tek burimi vet i vërtetë: Zoti është dashuri, të cilën Ai na ka dëftuar duke e dërguar Birin e vet Njëlindurin si shpëtimtar të botës. Misioni i Kishës është pikërisht në të qenurit shprehje konkrete të dashurisë së Zoti ndaj të gjithëve e secilit njeri, sipas stilit ungjillor. Ky, pra është kushti i pamohueshëm nga i cili nuk mund të heqin dorë besimtarët e krishterë, as meshtarët e rregulltarët, në çdo impenjim e vperimtari të tyren. Të gjithë duhet “të bëjnë të njihet Zoti që është Dashuri, dashuri që përshkon, frymëzon e ndriçon botën.


Të mërkurën e kaluar, më 31 maj, në kopshtet e Vatikanit, Benedikti XVI e mbylli muajin maj, të cilin Kisha ia kushton nderimit të Zojës së Bekuar, duke e falenderuar Nënën Qiellore për mbështetjen që i jepë “në shërbimin e përditshëm papnor ndaj Kishës e njerëzimit”. Ky muaj qe kohë e fortë e lutjes dhe e spiritualitetit, karakterizuar këtë vit nga shtegtimi i trupores së Vigjërës Mari të Fàtimes, më rastin e 25 vjetorit të atentatit kundër Gjon Palit II, e nga udhëtimi apostolik në “tokën e dashur të Polonisë”, tha Papa Racinger duke mbyllun muajin maj kushtuar Zojës së Bekuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.