2006-06-01 17:57:09

Papa takon në audiencë anëtarët të Këshillit të sekretarisë së Sinodit të Ipeshkëvijve.


(01.06.06.R.V.) RealAudioMP3 Sot lypet kumtuar të gjithëve “me forcë, gjallëri e qartësi” të vërtetën e dashurisë ungjillore, “pa frikë e reticenë (la lënie në heshtje), duke mos bërë lëshime para kushtëzimeve të botës”. Kështu tha sot Papa Benedikti XVI duke pranuar në Vatikan pjesëmarrësit e mbledhjes së Këshillit të rregullt të sekretrarisë së përgjithshme të Sinodit të Ipeshkëvijve, të udhëhequr nga kryeipeshkvi Nikola Eteroviç.
“Nuk mund të heshtet e vërteta e dashurisë së Dashurisë, sepse është vet qenia e Zotit”, këndej predikojani njeriut të çdo kohe, sepse nuk është vetëm shërbim i dashurisë, “por porosi e domosdoshme për njeriun e çdo kohe” – nënvizoi Papa e shtoi:
“Në një kohë si koha jonë, e shënuar nga rritja e fenomenit të globalizimit gjithnjë në rritje, bëhët përherë e më se nevojshme t’u përhapet e kumtohet të gjithëve me forcë, gjallëri e qartësi e vërteta e Krishtit dhe Ungjilli i tij i shpëtimit. Fushat në të cilat të duhet shpallur e dëshmuar me dashuri e vërteta janë të panumërta; shumë persona janë të etshëm për të e nuk mund të lëmë që njeriu të vdes në kërkim të ushqimit. Ky është misioni ynë, të dashur vëllezër të nderuar!”
Ati i Shenjtë Benedikti XVI kujtoi Sinodin e fundit të ipeshkëvijve mbajtur vitin e kaluar mbi Eukaristinë, për të cilin Këshilli i rregullt është duke mbledhur propozimet që kanë dalur nga Asambleja sinodale për t’ia dorëzuar Papës në parapërgatitje të Udhëzimeve Apostolike post-sinodale. Këtë tekst e pretë mbarë Kisha, tha Papa – i cili tekst ndihmon Popullin e Zotit “të rritet në të vërtetën ungjillore, e sidomos në njohjen e misterit të Eukaristisë dhe na fton në një jetë më të fort eukaristike”.
Me këtë rast Papa edhe një herë “vuri në dritë rëndësinë e dashurisë në veprimtarinë e Barijve të Kishës”, të cilët e kanë për detyrë të kujdesën për grigjën e cila – shpjegoj Papa – nuk na përket neve por është e Zotit. Detyra jonë është ta plotësojmë urdhërin e Krishtin, jemi të thirrur ta mbrojmë grigjën e tij, ta ushqejmë e na udhëheqim drejt Tij, Bariut të vërtetë e të Mirë që e do shpëtimin e të gjithëve:
“Të ushqesh grigjen e Zotit është shërbim të një dashurie përherë të vëmendshme, që kërkon përshkutimin e plotë deri në shpenzimin e forcave e, nëse ështè nevoaj edhe të flijimit të jetës. Burimi dhe sekreti i forcës së përhershëm në misionin tonë është mbi të gjitha Eukaristia”, u tha Papa anëtarëve të sekretarisë së përgjithshme të Sinodit të Ipeshkëvijve gjatë takimit të sotëm në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.